spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Suedia liron 5 të arrestuar pas vrasjes së irakianit që kishte djegur Kuranin

Prokurorët suedezë thanë të premten se kanë urdhëruar lirimin e pesë burrave që u arrestuan pas të shtënave fatale të një burri irakian që kreu disa djegie të Kuranit.

Salwan Momika organizoi disa djegie dhe përdhosje të librit të shenjtë të Islamit në Suedi në vitin 2023. Videot e djegies së Kuranit morën publicitet në mbarë botën dhe ngritën zemërim dhe kritika në disa vende muslimane, duke çuar në trazira në shumë vende.

Momika u vra në një të shtëna të mërkurën mbrëma në një ndërtesë apartamentesh në Sodertalje, pranë Stokholmit. Pesë persona u arrestuan në orët në vijim si të dyshuar për vrasje, raporton Associated Press.

Prokurori Rasmus Oman tha në një deklaratë të premten se dyshimet se ata kanë kryer një krim janë dobësuar dhe ai nuk sheh më arsye për t’i mbajtur ata në paraburgim.

Deklarata shtoi se dyshimet ende nuk janë hedhur poshtë plotësisht dhe hetuesit janë ende duke kërkuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe kush qëndron pas vrasjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit