spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Një vendim i vogël që i shpëtoi jetën patinatorit amerikan

Patinatori amerikan Jon Maravilla i shpëtoi tragjedisë ajrore në Uashington falë një rregulloreje që nuk e lejonte të merrte qenin e tij në me vete në avion.

Për këtë arsye, ai vendosi të mos hipte fare në fluturimin Bombardier CRJ700, i cili më vonë u rrëzua në lumin Potomac në Uashington, D.C. pas një përplasjeje me një helikopter ushtarak, raporton “La Republica”.

Maravilla ishte kthyer nga kampionati amerikan i patinazhit artistik në Wichita dhe duhej të udhëtonte me ekipin dhe atletë të tjerë. Por, në aeroport, iu ndalua të merrte qenin me vete, ndaj zgjodhi të udhëtonte me makinë.

Në avion ndodheshin të paktën 14 patinatorë, trajnerë dhe familjarë, të cilët humbën jetën në aksident. Pas tragjedisë, Maravilla deklaroi: “Ishte një ‘jo’ në check-in që ndryshoi gjithçka. Qeni im më shpëtoi jetën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit