spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Ishte live në TikTok, del videoja kur polici e ndal transmetimin pas vrasjes së burrit që dogji Kuranin

Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se t’i shqiptohej një vendim nga gjykata pas gjykimit për djegien e Kuranit, sipas dokumenteve të gjykatës të enjten.

Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në qytezën Sodertalje afër Stokholmit, raportoi transmetuesi publik, SVT.

Mediat suedeze raportuan se Momika ishte “live” në TikTok në kohën kur u qëllua. Një video që agjencia e lajmeve Reuters  raportoi se e ka parë tregoi policinë duke marrë një telefon dhe duke i dhënë fund një transmetimi të drejtpërdrejtë që dukej se ishte nga llogaria TikTok e Momika.

Në videon që më pas u shpërnda në rrjetet sociale, shihet një polic duke e ndalur transmetimin e drejtpërdrejtë në telefon.

Momika, së bashku me bashkëprotestuesin Salwan Najem, u akuzuan për “agjitacion kundër një grupi etnik” në katër raste në verën e vitit 2023.

Sipas aktakuzës, dyshja përdhosën Kuranin, duke përfshirë djegien e tij, ndërsa bënë komente nënçmuese për myslimanët — në një rast jashtë një xhamie në Stokholm.

Ndërsa qeveria suedeze dënoi valën e djegies së Kuranit në vitin 2023, ajo u konsiderua fillimisht si një formë e mbrojtur e fjalës së lirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit