spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Krejt çka dihet deri tash për përplasjen e aeroplanit me helikopterin në Uashington?

Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak që kishte tre veta në bord dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington.

Ka raportime se të paktën 19 trupa janë nxjerrë prej lumit Potomak.

Temperaturat është raportuar të jenë tejet të ulëta dhe e gjithë situata po vështirëson përpjekjet për kërkim-shpëtim.

Autoritetet amerikane janë duke hetuar rastin ndërsa Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, Ronald Reagan i ka ndalur të gjitha fluturimet.

Çfarë ndodhi?

Rreth orës 21:00 të së mërkurës, sipas kohës lokale, një aeroplan i kompanisë PSA Airlines, duke operuar si American Airlines 5432, është përplasur me një helikopter të ushtrisë amerikane, teksa i është afruar aeroportit Ronald Reagan, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Aeroplani i pasagjerëve, i llojit Bombardier CRJ700, është nisur nga Kansasi.

Në të kanë qenë 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit, sipas American Airlines.

Pentagoni ka thënë se helikopteri ka qenë i tipit Sikorsky H-60, i cili ishte nisur nga Virxhinia. Tre ushtarë kanë qenë në bord, sipas rrjetit televiziv, CBS.

Administrata Federale e Aviacionit ka thënë se do ta hetojë incidentin, bashkë me Bordin Kombëtar për Siguri të Transportit.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë regjistruar ndonjë aksident me aeroplanë pasagjerësh qysh prej shkurtit të vitit 2009, ndonëse një mori incidentesh në vjetët e fundit kanë rritur shqetësimet për sigurinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit