spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për fushatën zgjedhore

Ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves gjatë së mërkurës është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.

Hargreaves përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se me Kurtin kanë diskutuar për fushatën zgjedhore si dhe rëndësinë e institucioneve të pavarura të Kosovës.

“Ambasada Britanike po vazhdon takimet me liderët e partive politike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Sot ishte mirë të flisja me liderin e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti dhe PDSH-në, Besnik Bislimin. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe rëndësinë e institucioneve të fuqishme të pavarura të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.

Ndryshe, Hargreaves është takuar ditë me parë edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun e liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe pjesëtar të kabinetit qeveritar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit