Sonte, kandidatja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ishte pjesë e një tubimi elektoral në Istog, organizuar nga koalicioni i saj. Gjatë këtij aktiviteti, kandidatja dhe mbështetësit e saj shpalosën mesazhin për rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit në arritjen e objektivave politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Izmaku theksoi: “Në Istog – fuqishëm drejt fitores! Sonte, në Istog, koalicioni ynë dëshmoi se bashkimi dhe përkushtimi janë forca jonë kryesore. Më 9 shkurt, votojeni numrin 137 për të përfaqësuar interesat tuaja me dinjitet dhe për të ndërtuar të ardhmen që të gjithë meritojmë!”
Postimi i plotë:
Në Istog – Fuqishëm drejt fitores!
Sonte, në Istog, koalicioni ynë dëshmoi se bashkimi dhe përkushtimi janë forca jonë kryesore.
Më 9 shkurt, votojeni numrin 137 për të përfaqësuar interesat tuaja me dinjitet dhe për të ndërtuar të ardhmen që të gjithë meritojmë!






