spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

E trishtë: Ky është personi që u gjet i vdekur në hyrjen e Termocentralit Kosova A

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrjen e Termocentralit Kosova A në Obiliq.

Siç merr vesh Gazeta aty një person është gjetur pa shenja jete dhe ai është: Ibrahim Kuleta, rreth 45-vjeçar.

Ende nuk dihen rrethanat, se si ka ndodhur rasti, por se vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Policia me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë në Prishtinë.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit