Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi, ka shprehur përkushtimin e tij të plotë për të siguruar një fitore të PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në një deklaratë të tij, Kajtazi ka vënë në pah mbështetjen dhe unitetin që vjen nga lagjja Kalaja 2, duke u shprehur:
“Kalaja 2 e vendosur dhe e përkushtuar maksimalisht për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Të bashkuar do t’ia dalim që pas 9 shkurtit Kosovën ta bëjmë më të mirë.”






