spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Ekskluzive: “Të kallëzoj unë ty kush jam” – ky është 43-vjeçari që kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në Pejë, ku një qytetar pasi ka dalë nga stacioni policor, i nervozuar për shqiptimin e një gjobe në trafik, i ka sharë zyrtarët policorë dhe më pas njërin e ka kërcënuar.

Gazeta merr vesh se i dyshuar për rastin është: Armend Muriqi, 43-vjeçar.

Ai dyshohet t’i ketë thënë policit “të kallëzoj unë ty kush jam, shihemi e ta kallëzoj qefin”.

Për pasojë, Muriqi është arrestuar nga Policia e Prizrenit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

Po ashtu ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit