spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Hoti flet për një mashtrim politik që e bëri Kurti me marrëveshjen e Trumpit

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti ka komentuar një deklaratë të Albin Kurtit, i cili e ka pranuar se marrëveshja e Washingtonit në kohën e mandatit të parë të Donald Trumpit, ishte nismë që promovonte stabilitetin për Kosovën.

Hoti këtë e ka quajtur hipokrizi.

“Pas gjithë këtyre viteve propagandë, akuzave të pabaza dhe shpifjeve të bëra ndaj qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Albin Kurti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit, sot ai hapur pranon vlerat e saj. Në intervistën për gazetën spanjolle El Mundo – siç transmeton Nacionale – Kurti e quan këtë marrëveshje një nismë që promovon stabilitetin për Kosovën”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shkruar se njeriu që vijojë të ndërtoi prapësirën e tij politike mbi sulmet e pamëshirshme ndaj kësaj marrëveshjeje, sot e pranon rëndësinë e saj.

“Ky është një rast i pastër i mashtrimit politik, i një lideri që për vite ka manipuluar qytetarët e Kosovës për përfitime të ngushta politike”, ka thënë Hoti.

“Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për vendin tonë – nga humbja e mundësive ekonomike, deri te dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Kosova ka humbur kohë dhe besueshmëri.

“Kjo është ajo që ndodh kur arroganca dhe mungesa e përgjegjësisë i zënë vendin diplomacisë së matur. Diplomacia nuk është për të kënaqur egon personale apo për të ndërtuar narrativa boshe – është për të mbrojtur dhe avancuar interesat e shtetit”, ka thënë Hoti.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik, për një mundësi të artë të humbur. Tani, kur dëmi është bërë, ai përpiqet të justifikohet. Por qytetarët e Kosovës nuk mashtrohen më nga fjalët e tij boshe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit