Pas përplasjeve mes banorëve dhe Livias, ku ajo u gjykua për lidhjen e saj me artistin Mevlan Shabën, ky i fundit ka reaguar.
Nëpërmjet një Instastory Mevlani shfaqet teksa mbron ish-partneren e tij, Livian, e cila ndodhet aktualisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Banorët e shtëpisë kanë akuzuar Livian se po përdor lidhjen e saj të kaluar me Mevlanin për lojë dhe vëmendje.
“Tani do them nja dy fjalë si publik. Kushdo që të ishte në atë pozitë që gjykohet dhe i përmendet gjith kohës një lidhje që ka pasur jashtë, çdo njeri mban përgjegjësitë e veta për jetën private. Nuk jemi askushi ne të gjykojmë jetën e të tjerëve. Kjo më bën të kuptoj që aftësia juaj për të qëndruar aty brenda është zero me xhufkë. A thua se ju të tjerat aty brenda jeni virgjëresha dhe s’keni pas najherë lidhje jashtë. Merruni me veten se po lini nam aty mrena, saqe po bëni dhe prindrit me zemër këtu jashtë” shkroi Mevlani.
Ndonëse dyshja në fjalë i dhanë fund lidhjes së tyre ata vijojnë të komentohen dhe brenda ambienteve të shtëpisë së “BBVA4” duke ngjallur reagime të ndryshme.








