spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Harta e dhimbjeve, si ta kuptoni çfarë i shkakton ato

Nëse arrijmë të kuptojmë gjuhën e dhimbjeve, mund t’i dallojmë dhe t’i kurojmë ato. Gjetja e shkaktarit të dhimbjeve në trup është shumë e rëndësishme për të identifikuar sëmundjet që na kanosin jetën. Mund të mos duken të rrezikshme në fillim, megjithatë, po të informoheni mbi këto dhimbje, mund të shpëtoni nga një sërë problemesh në atë ardhmen.

Më poshtë do të gjeni disa shembuj se si lloje të ndryshme dhimbjesh në trup lidhen me një organ të caktuar. Duhet të thkesojmë se ky informacion është thjesht paraprak (hyrës) që do të thotë se nuk duhet të merret si guidë strikte.

Zemër

Nëse diçka nuk shkon mirë me zemrën, personi fillon të ndiejë dhimbje në gjoks dhe më pas përhapet në krahun e majtë, kraharor dhe pjesën e qafës. Ndryshe nga llojet e tjera të dhimbjeve, në këtë rast dhimbjet nuk përkeqësohen më shumë me lëvizjen ose frymëmarrjen.

Veshka

Dhimbja e veshkave mund të ngatërrohet shpesh me një dhimbje të lehtë të shpinës. Ndryshimi është se dhimbja e veshkave është më thellë nën brinjë, ndërsa dhimbja e muskujve është zakonisht më lehtë.

Dhimbja e veshkave mund të përhapet gjithashtu edhe në këmbë.

Zorra e hollë

Problemet me zorrën e hollë zakonisht shkaktojnë dhimbje në pjesën e kërthizës. Nëse dhimbja vazhdon dhe ju shkakton parehati ndërsa përkuleni ose ecni, është mirë të bëni një vizitë mjekësore.

Zorra e trashë

Problemet me këtë organ lidhen zakonisht me dhimbjen në pjesën e poshtme abdominale, nga ana e djathtë. Kapsllëku është gjithashtu një simptomë e zakonshme e problemeve me zorrën e trashë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit