Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj ka takuar banorët e Damjanit të Gjakovës.
“Bashkësia lokale e Damjanit në Gjakovë dëshmoi edhe një herë frymën e pathyeshme të qytetarisë aktive dhe përkushtimin e palëkundur për një Kosovë të fortë. Në bisedë të hapur me banorët, ndamë së bashku vizionin për zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe transformimin e zonave rurale në qendra të gjallërimit shoqëror”, ka shkruar Brahimaj.
“Programi ynë për Kosovën Fituese gjeti mbështetje të fuqishme në këtë komunitet vital, që me punë e përkushtim po ndërton të ardhmen. Damjani përfaqëson më së miri vlerat e punës, traditës dhe vizionit për përparim – themelet mbi të cilat do të ndërtojmë suksesin e përbashkët”, tha ai.
Kujtojmë që gjenerali Brahimaj në këto zgjedhje mban numrin 90 në listën e AAK-së.






