spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Ekskluzive: Ky është hajni që u kap sërish nga Policia për vjedhjet në ‘Super Viva’ në Prishtinë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Së fundmi në Prishtinë, në prangat e Policisë ka rënë një i ri, i cili dyshohet për plot raste të vjedhjes.

I dyshuari është emër i njohur për organet e rendit dhe është denoncuar për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhur këtë muaj te Super Viva në rrugën “Muharrem Fejza”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar nga Policia në Prishtinë është Moisi Rama, i cili ishte herën e fundit është prangosur në muajin dhjetor.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 27-vjeçari dyshohet se ka vjedhur pije alkoolike në Super Viva dhe kishte arritur që të ikë.

Pasi marketi e ka zbuluar, rastet i ka denoncuar në Polici dhe si rezultat janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Pas arrestimit nga Policia, 27-vjeçari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit