spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Abdixhiku falënderon Pejën për pritjen madhështore: Kjo është shtytja ime, këtu përulem unë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetin e Pejës për pritjen që ia bënë sot.

Abdixhiku mbajti një takim me pejanët në Palestrën “Karagaç”, e cila ishte e mbushur plot me njerëz.

“Kjo është Peja ime, kjo është shtytja ime, kjo është përgjegjësia ime. Këtu përulem unë”, shkroi Abdixhiku

Abdixhiku tha se Peja po rreshtohet me LDK-në si përgjigje monumentale e kushtrimit të djathtë kombëtar, sepse sipas tij, në këto zgjedhje, ky kushtrim po i thërret qytetarët që të rreshtohen krah misionit të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

“Kosova e sanksioneve, Kosova e mbylljes, Kosova e masës, Kosova e përplasjes me aleatë, Kosova e përplasjes me shqiptarë në rajon e me shqiptarë në Kosovë, nuk është Kosova e të djathtëve, nuk është e patriotëve të Dukagjinit, nuk është Kosova e Ibrahim Rugova, nuk është Kosova e LDK-së”, tha ai

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit