spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Eskalon Gërvalla, i referohet Haradinajt si “i ashtuquajtur hero” dhe “gjeneral i vetëshpallur”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i është referuar Ramush Haradinajn si “të ashtuquajtur hero të Çakorrit” dhe “gjeneral të vetëshpallur”.

“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”, tha Gërvalla.

“Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, tha Donika Gërvalla nga Deçani.

“Ende pa i fshirë fotografitë me Radojçiqin, thotë që kryeministri dhe qeveria e juaj qenka bashkëpunëtore e Serbisë. Ky kryeministër që Radojçiqin e mposhti në Banjskë, ia shkatërroi bandat, ia konfiskoi pasurinë marramendëse e dëboi nga Kosova, dhe e izoloi përgjithmonë në Serbi”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit