Keqpërdorimi i 37 milionëve në KEK, seanca ndaj Nagip Krasniqit nis më 28 janar

Seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, dhe dy të akuzuarve të tjerë Y.D dhe I.Z, do të nis javën e ardhshme më 28 janar.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.K., Y.D. dhe I.Z. është caktuar të mbahet me datë 28 janar 2025, në ora 09.00”, tha Gashi.

Të tre akuzohen për keqpërdorimin e 37 milionë eurove.

Nagip Krasniqi si kryeshef i KEK-ut, në bashkëkryerje me Y.D. (ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit) akuzohen se nga nëntori i vitit 2022 e deri në fund të janarit të vitit 2023, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit