spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“100 milionë euro në projekte kombëtare”: Abdixhiku shpalos projektet multi-milionëshe në fushën e kulturës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në hapjen e Galerisë së renovuar të Arteve, ku përmendi investimet e mëdha që do të bëhen në fushën e kulturës nën qeverisjen e tij.

Kreu i LDK-së shpalosi projekte ambicioze për kulturën, përfshirë ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor.

Gjithashtu, ai tha se do të themelohet dhe ndërtohet Muzeu i Paqes dhe Rezistencës, si dhe do të bëhet adoptimi i 10 qendrave multifunksionale në 10 qytete të Kosovës.

“Ajo që e dallon secilën komunë ku qeveris LDK-ja është kultura e punës. Prandaj, me qeverinë tonë, këtë kulturë të punës do ta sjellim edhe në nivel qendror, edhe në fushën e rëndësishme të kulturës, me investime multi-milionëshe në projekte serioze kombëtare si:
– Ndërtimi i Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor;
– Themelimi dhe ndërtimi i Muzeut të Paqes dhe Rezistencës;
– Adoptimi i 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës;” – tha ai mes tjerash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit