Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se asnjë mashtrim i partisë në pushtet nuk mund t’i mbulojë dështimet e këtyre katër viteve të fundit.
Mustafa në një konferencë për media është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e rëndësishme dhe se sipas tij nuk i meriton këto lojëra të VV-së.
“Asnjë mashtrim i VV-së nuk mund ta mbulojë dot dështimet e këtyre katër viteve të fundit. Kosovarët meritojnë lidership që fokusohet në zgjidhje reale e jo në shifra të rreme e shpërblyese veç në internet. E ardhmja e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe nuk meriton këto lojëra të VV-së. Ndryshimi po vjen në Kosovë”, është shprehur Mustafa, gjersa ka treguar edhe për agjendën e kandidatit të LDK-së për sot(e premte) Lumir Abdixhiku.
“Në orën 13:00 përurimi i Galerisë së Arteve në Pejë, në ora 14:00 ecje në qendër të qytetit të Pejës, në ora 15:00 vizitë urës mbi Lumbardh, në 15:30 vizitë biznesit Greenhouse SHPK, në pra 16:00 vizitë biznesit Gemix, në 17:00 tubim elektoral në Deçan. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”), në 18:00 tubim elektoral në Junik. (Restaurant Gjeravica), në 19:30 takim me banorët e fshatit Baran të Pejës. (Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit”)”, ka thënë Mustafa.






