Pas debateve mes Rozana Radit dhe Jozit, brenda shtëpisë së Big Brother, gazetarja Dasara Karaiska ka bërë një deklaratë “bombë” në lidhje me këngëtarin.
Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.
Por Dasara më vonë ka shkuar përtej, duke publikuar fotot e Jozit me një djalë dhe shkruan:
“Natën e prime që Jozi nuk la fjalë pa thënë për ta denigruar @rozana_radi më kanë ardhur në DM të gjitha këto screen shots, të cilat përsëri i kurseva dhe nuk i bëra publike. Bëra punën time si gazetare duke kontaktuar direkt burimin e lajmit, pra personin në fjalë. Nga biseda dhe historiku i fotove dola në konkluzionin tim. Publiku të nxjerrë konkluzionet e veta.”, shkroi Dasara, por më vonë e fshiu postimin. Edhe pse hoqi postimin, sërish ishte vonë për publikun, i cili kishte ruajtur gjithçka.
















