Arrestohen dy të dyshuar për dhunim, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për dhunim, njëri në Prishtinë tjetri në Vushtrri, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Në raportin e Policisë, thuhet se rasti në Prishtinë ishte raportuar më 7 janar të këtij viti.

I dyshuari pas intervstimit është dërguar në mbajtje.

“Dhunim – Prishtinë 07.01.2025, NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,  thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në Vushtrri rasti ishte raportuar të hënën e 13 janarit.

I dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Vushtrri  13.01.2025, 17:00.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet e ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit