E rëndë: Humb jetën tragjikisht një grua në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në lagjen Bregu i Diellit, një grua ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës.

Siç merr vesh gazeta bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 43-vjeçare.

Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit