Në një atmosferë të ngrohtë familjare, sonte në familjen Neziri nga Lugina e Preshevës, Gjenerali Rrahman Rama u prit bashkë me miq dhe dashamirë në Fushë Kosovë. Mbështetja për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, dhe për vizionin për një të ardhme më të mirë të Kosovës nën moton #mamirë, ishte e dukshme dhe e fortë.
Në këtë takim, Rama, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkrahjes për ndryshimin dhe progresin në Kosovë. “Përkrahja që kemi marrë në çdo cep të Kosovës tregon qartë se qytetarët kanë besim te vizioni ynë dhe te lidershipi i Bedri Hamzës. Kjo na jep energji dhe motivim për të vazhduar fuqishëm në rrugën tonë,” u shpreh Gjenerali.
Familja Neziri dhe të pranishmit e tjerë shprehën entuziazmin dhe besimin për programin e PDK-së, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për të siguruar një të ardhme më të ndritur për vendin.
Atmosfera pozitive dhe mbështetja e gjerë për PDK-në dhe ekipin e saj janë dëshmi e aspiratës për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.






