spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Shqiptari përballet me ‘‘diskriminim e racizëm’’ nga policia sllovene në doganën me Kroacinë

Një qytetar shqiptar ka denoncuar sjelljen e ashpër të policisë sllovene në doganën mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ashtu siç raporton JOQAlbania, qytetari është shprehur se automjetet me targa shqiptare dhe italiane janë ndalur dhe kontrolluar në mënyrë të imtësishme, ndërsa të tjerat kalojnë pa asnjë pengesë.

Pos kësaj, sipas raportimit, thuhet se qytetari në fjalë ka treguar se policia sllovene ka dhunuar brutalisht një fëmijë të vogël, duke e tërhequr nga flokët.

Po ashtu, ai tregon se nuk është lejuar të kalojë, përkundër dokumenteve të rregullta, dhe ambasada shqiptare nuk i ka hapur telefonin.

Për të protestuar, ai dhe të tjerë vendosën makinat kryq në doganë. Denoncuesi e cilëson këtë situatë si një akt diskriminimi dhe racizmi ndaj shqiptarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit