spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Gazi dhe zgjedhjet në Kosovë, 2 frontet që mund të destabilizojnë sërish Ballkanin

Ballkani po zien sërish nga një tension i dyfishtë. Në Sllovaki kryeministri Robert Fico po luan më 2 porta midis Brukselit dhe Moskës për çështjen e gazit rus. Ndërkohë, duket sikur ka një dezertim në lidhje me mosmarrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovë. Fjala është për ish-presidentin slloven Borut Pahor, që ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë.

Të dy vendet janë shumë larg midis tyre, dhe është e mirë mundësia që në këtë situatë të ndikojnë jo pak lojtarët e jashtëm. Për momentin Sllovakia (ashtu si vendet e saj fqinje si Austria dhe Republika Çeke) nuk duket e alarmuar në lidhjet me nevojat e saj për gaz, pas ndërprerjes së paralajmëruar nga Gazprom të furnizimeve të saj, duke nisur nga data 1 janar e këtij viti.

As kapaciteti i ruajtjes nuk përbën ndonjë shqetësim, sepse ky vend ka shumë alternativa ndaj gazit rus. Prandaj, çështja është mbi të gjitha politike, pasi kryeministri Robert Fico është përfshirë në një sërë bisedimesh në Bruksel dhe Moskë.

Ai ua ka bërë të ditur udhëheqësve të BE-së, se ndërprerja e gazit rus do të kishte pasoja të rënda për vendet evropiane. Por ky paralajmërim, nuk dha efektet e dëshiruara prej tij. Po ashtu, Fico i kërkoi Putinit të mos e ndalonte furnizimin, pasi në këtë mënyrë do të humbiste fitimet që rrjedhin nga dërgimi i gazit rus në vendet fqinje.

Për këtë arsye, ai njoftoi se Sllovakia mund të marrë masa hakmarrëse kundër Ukrainës. Konkretisht, partia e tij qeverisëse SMER, mund të shkurtojë furnizimet me energji elektrike në Kiev, por edhe të reduktojë ndihmën për 130 mijë refugjatët ukrainas që ndodhen në vend.
Kjo qasje do të ketë sigurisht koston e vet: Sllovakia do të humbiste 500 milionë uro taksa tranziti nga vendet e tjera. Politico raporton se lëvizja e Ficos, prodhoi efektin e kundërt, duke e dobësuar ndikimin e tij mbi Ukrainën, dhe duke përshkallëzuar tensionet me Brukselin.

Ndërkohë bllokimi i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është aq shumë shqetësues, sa që ish-presidenti slloven Borut Pahor ka njoftuar se nuk do të kandidojë si i dërguari i ardhshëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, pavarësisht se më parë kishte shprehur gatishmërinë e tij për ta marrë përsipër këtë rol të vështirë.

Së dyti, fërkimet politike po e shtojnë tensionin në një situatë që është në fibrilacion të përhershëm. Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Kurti dhe Lista Serbe, po nisin një betejë ligjore midis tyre përpara zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Po në kuadër të fushatës zgjedhore, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se kryeministri i Kosovës e konsideron Listën Serbe si armikun e tij më të madh, dhe e paralajmëroi për rritjen e presionit nga vendi i tij ndaj Kosovës.

“Kurti nuk e dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. Për të, ajo është një faktor përçarës. Armiku më i madh i tij është Lista Serbe, dhe ai po përpiqet të kontrollojë të gjithë pjesën tjetër të komunitetit serb, popullin tonë. Por aty ka kontroll, prandaj Lista Serbe është armike e tij”- theksoi Vuçiç.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë që ta informojë më mirë botën për situatën në Kosovë. Përveç Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit, kandidatët kryesorë janë Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut, Partia Demokratike e Kosovës e Memli Krasniqit dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.

Cilët janë skenarët e mundshëm

Nuk duhet anashkaluar fakti se çështja e gazit dhe ajo e zgjedhjeve në Kosovë, paraqesin dy mundësi për të menduar mbi lëvizjet e super lojtarëve të jashtëm, që po përpiqen të destabilizojnë rajonin ballkanik.

Pesë miliardë dollarë në vit do të humbasë Gazprom pas vendimit të Kievit për të ndaluar kalimin tranzit të gazit drejt Evropës. Për herë të parë që nga viti 2001, Gazprom raportoi një humbje neto prej 5.5 miliardë paund në vitin 2023.

Gjithsesi, presidenti rus Vladimir Putin tha se “Gazprom do të mbijetojë” pavarësisht nga skadimi i marrëveshjes. Ukraina do të humbasë deri në 1 miliard dollarë në vit. Rusia kaloi nga furnizimi i 41 për qind të nevojave të Evropës për energji në vetëm 8 për qind.

Në lidhje me Kosovën, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka vendosur të dërgojë një mision vëzhgues evropian për të monitoruar zgjedhjet parlamentare, i udhëhequr nga Nathalie Loiseau, deputete e Parlamentit Evropian.  “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare – shpjegoi Loiseau – do të jenë të parat që do të zhvillohen me një ligj të ri zgjedhor, i cili ka marrë parasysh rekomandimet tona të mëparshme.

“Unë pres me padurim të bashkëpunoj me autoritetet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore në Kosovë”- theksoi ajo. Shqetësimi kryesor, ka të bëjë me rregullsinë e procesit zgjedhor, parandalimin e mashtrimeve të mundshme, fushatat e keqinformimit nga aktorët e jashtëm, dhe që përkojnë me përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit