spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Zyrtari amerikan nesër viziton Kosovën, në mëngjes pritet në takim nga Osmani

Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, nesër do ta vizitojë Kosovën, në kuadër të vizitës së tij në tri shtetet e Ballkanit.

Zyrtari amerikan Verma do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca përmes një komunikate për media ka njoftuar se takimi pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:45.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, shkruhet në komunikatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit