U transformua nga ndërhyrjet estetike, ‘Gruaja mace’ ndërron jetë

E njohur me nofkën Catwoman, “gruaja mace”, për shkak të operacioneve të saj të shumta plastike, Jocelyn Wildenstein ndërroi jetë natën e Vitit të Ri (31 dhjetor) në moshën 84-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e 84-vjeçares e bëri të ditur partneri i saj Lloyd Klein, duke thënë se mbylli syt përgjithmonë nga një emboli pulmonare.

Wildenstein shpesh i mohonte ndërhyrjet estetike duke thënë se “sytë me formë si të maces” për të cilat ishte aq e famshme, ishin gjenetike apo se modeli i flokëve i ndryshonte pamjen.

Sytë e saj u tërhoqën gjithnjë e më shumë drejt tëmthave për t’u ngjarë felinëve, lëkura tendosej fort dhe mollëzat ishin gjithnjë shumë të ngritura lart.

Përveç transformimit të saj fizik, Wildenstein ishte gjithashtu e njohur për jetën e saj luksoze dhe obsesionin me kafshët, veçanërisht me tigrat afrikanë. Ajo kishte krijuar një kafaz antiplumb për tigra në rezidencën e saj prej 200 ndërtesash, ku shpenzonte rreth 1 milion dollarë në muaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit