spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Incidenti në Prizren: 44-vjeçari u ther në krahëror nga një 18-vjeçar, 2 persona përfundojnë në pranga

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poslishtë të Prizrenit, ku një person i moshës madhore është therur me thikë nga një person rreth moshës 18-vjeçare. Viktima po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ndërkaq rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Policia.

Viktima e këtij incidenti është një 44-vjeçar, i cili është therur me thikë në krahëror nga i dyshuari rreth 18-vjeçar, pas një mosmarrveshjeje që kanë pasur.

Për incidentin janë njoftuar njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Prizrenit dhe kanë njoftuar se tashmë dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.

Ndërkaq, mjekët e spitalit rajonal të Prizrenit kanë bërë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit