Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar për një incident që ka ndodhur në Berat, ku nga një automjet është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy personave.
Siç bëhet e ditur, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por që Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.
“Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”








