spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Po luan bixhoz me aleatët” – Kurti i kundërpërgjigjet Osmanit

Në adresimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Osmani theksoi se aleancat janë thelbësore për mbrojtjen e vendit dhe se çdo veprim që rrezikon këto raporte, si “luajtja bixhoz” me to, dëmton direkt sigurinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur kritikave të presidentes, duke deklaruar se nuk e di nëse kritikat ishin për të, pasi nuk ishte përmendur emri i tij konkretisht.

Ai tha se asnjëherë nuk ka luajtur bixhoz dhe se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të Kosovës

“Unë mbroj 100% interesat e Republikës së Kosovës dhe gjatë këtij mandati jam koordinuar me presidenten e Republikës për hapat që kemi ndërmarrë. Gjithçka ka shkuar në mënyrë të bashkërenduar,” tha Kurti.

Ai shtoi se ka pasur koordinim edhe për politikën e jashtme mes tij, Osmanit, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Gërvalla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit