spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Rrëfeu se është gay, banori i Big Brother Kosova refuzon të dëgjojë çfarë thuhet për të

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “BBVK”, ka rënë gong-u dhe këtë herë ka përfshirë Vullnet Krasniqin. Ai refuzoi një kërkesë të Vëllait të Madh, i cili i ofroi të shihte një video që përmbante një deklaratë të një personazhi të famshëm. Sidoqoftë, nëse ai do ta pranonte kërkesën, do të humbnin dhjetë mijë euro nga buxheti i shtëpisë.

Pavarësisht presionit nga banorët e tjerë, Vullneti qëndroi i palëkundur dhe u shpreh: “Jo, nuk po më intereson kush se çfarë ka thënë”, duke e refuzuar kategorikisht mundësinë e shikimit të videos. Më pas, ai e la diskutimin dhe u largua në dhomën e gjumit, duke treguar indiferencë ndaj situatës.

Ky moment erdhi pas një debati rreth orientimit të tij seksual, çka ka nxitur reagime të ndryshme, përfshirë dhe kundërshtime nga Stresi, i cili ka shprehur mendimin se komuniteti LGBT po dëmton moralin shoqëror dhe familjar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit