Ish-komandanti i FSK-së, Gjenerali Rrahman Rama, tashmë ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Rama, i njohur për përkushtimin e tij ndaj shërbimit ushtarak dhe shtetëror, ka marrë numrin 7 në listën e PDK-së, duke premtuar angazhim për çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale.
Në takime me qytetarët, Rama po thekson rëndësinë e përvojës dhe profesionalizmit në vendimmarrjen politike. Ai ka marrë mbështetje të madhe, duke përfshirë edhe komunitetet në zonat rurale, siç ishte rasti i fundit në Nishec të Prishtinës, ku u mirëprit nga familja Murseli.
Me një karrierë të gjatë në FSK dhe përkushtim për interesin e vendit, Rrahman Rama synon të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
#RrahmanRama #PDK #Numri7 #Zgjedhjet2024
Postimi:
Sonte jam ndjerë si në shtëpinë time, nga pritja miqësore e familjes Murseli në Nishec të Prishtinës.
Nuk po më lodhin takimet në orët e vona, pasi pritjet si kjo po na dyfishojnë energjinë edhe për ditë e javë të tëra.
Faleminderit familjes Murseli!
https://www.facebook.com/share/p/M5wk4LMAm6dsoTFK








