Faton Peci: Fermerët ishin të emocionuar, nuk mujshin me besu që ministri i vizitojka arat e serat

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka lavdëruar veten për punën si ministër.

Madje, ai ka thënë se ka pasur shumë raste kur fermerët ishin të emocionuar me vizitat e tij.

“Se a do të më votojnë fermerët e dimë mas 9 shkurtit, unë jam ministri, më falni për mungesën e qasjes subjektive, por të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë me i bo bashkë nuk kanë pas më shumë kontakt me fermerë. E dyta, kudo që kam shku kam hasur në mikpritje të jashtëzakonshme, bujari, zemërgjerësia, pritja ka qenë e jashtëzakonshme”, tha Peci.

“Ka pasur shumë raste kur fermeri ka qenë i emocionuar thojke nuk më duhen as subvencionet për shkak se nuk po muna me besu që plantacionet, arat, serat, ka shkuar me i vizitu ministri. Ata kanë qenë tepër mirënjohës”, deklaroi Peci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit