Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjenerali Rrahman Rama, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Gjatë ditës së sotme, Rama ka qëndruar në familjen Gogolli në Vushtrri, ku është pritur ngrohtësisht nga miq dhe dashamirë.
Rama e ka vlerësuar pritjen si një moment të veçantë dhe ka falënderuar familjen Gogolli për mikpritjen tradicionale dhe përkrahjen e tyre. Ai theksoi se pritjet e tilla, të cilat po përjeton gjatë vizitave të tij nëpër çdo familje të Vushtrrisë, janë një motivim shtesë për të vazhduar rrugën e tij politike.
“Sonte kam qëndruar tek familja Gogolli në Vushtrri, të cilët më pritën me miq e dashamirë. Pritjet e tilla nëpër çdo familje në Vushtrri, po e begatojnë rrugën time politike. #Rr7“, shkruan gjenerali.
Përmes këtyre takimeve, kandidati i PDK-së synon të forcojë lidhjen me qytetarët, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre.
Rrahman Rama është një nga kandidatët kryesorë të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm dëshmon përkushtimin ndaj përfaqësimit të interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.









