Gjenerali Rrahman Rama, kandidat i PDK-së për deputet, vizitë në Hanin e Elezit dhe Kaçanik

Sot, Gjenerali Rrahman Rama, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka zhvilluar tri takime të ndara me qytetarë të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.

Gjatë këtyre takimeve, ai ka ndarë me qytetarët vizionin dhe angazhimin e tij për zhvillimin e Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e investimeve infrastrukturore, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

Në takimet e zhvilluara, ka qenë e dukshme atmosfera e entuziazmit dhe mbështetjes për programin e PDK-së, sidomos për projektet e rëndësishme.

Gjenerali Rama falënderoi qytetarët e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut për pritjen dhe mbështetjen e treguar, duke i siguruar se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e projekteve që do të sjellin përfitime të mëdha për qytetarët e Kosovës.

“Sot në tri takime të ndara kam takuar qytetarë të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.Edhe këndej vërehej atmosfera e entuziazmi për rrugën tonë. Faleminderit Hanit të Elezit dhe Kaçanikut! #Rr7”, shkruan gjenerali në Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/qLSaHarGavuwZnFk

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit