Kryeministri Kurti reagon pas njohjes së pasaportave nga Armenia – ka këto fjalë!

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije që Armenia nga sot e njohë pasaportën e Republikës së Kosovës.

Kurti thotë më tej që pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarish.

Në fund, ai uron qytetarët e vendit duke përgëzuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Postimi i plotë

Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë.

Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit