Gjenerali Rrahman Rama ka ftuar qytetarët e Vushtrrisë që të marrin pjesë të premtën në ora 13:00.
Përmes një shkrimi në Facebook, kandidati për deputet, gjenerali Rama thotë se në këtë takim do të diskutojnë për të ardhmen e Kosovës.
Thirrja e plotë:
Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë,
Nesër (e premte) ju pres në takim të hapur nga ora 13:00 deri në orën 15:00, ku mund të kemi diskutime dinamike dhe përmbajtjesore për të ardhmen e Kosovës.
Vendi: Rr. Hasan Prishtina në Vushtrri (afër Qendrës së Kulturës dhe xhamisë në qendër).
Ejani ta bëjmë #mamirë së bashku!









