Dreshaj: Haradinaj është mësuar me kërcënime, nuk e frikësojnë

Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që ka marrë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se Haradinaj është mësuar me kërcënime para, gjatë dhe pas luftës dhe sipas tij nuk e frikësojnë atë.

Tutje, ai tha se kjo dukuri është e keqe dhe duhet të ndëshkohet.

“Ramushi është mësuar me qenë i kërcënuar para lufte, në luftë dhe mbas lufte. Ramushi nuk e ka sefte kërcënimin dhe nuk i merr fare këto se si i marrim ne të tjerët. Unë mendoj se si dukuri është e keqe dhe duhet të ndëshkohet… Problemi është tjetër, shteti duhet ta krye punën e vet…  Kjo duhet të ndëshkohet”, ka thënë ai.

Ndryshe, llogaria nga ku është kërcënuar Haradinaj mbante emrin “Shpat Sokoli”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit