Ky është polici ndaj të cilit pati atentat sot në Pejë

Më herët u raportua për një incident të ndodhur në Pejë, ku u dëgjuan të shtëna me armë.

Rreth orës 16:08, ndodhi incidenti pranë stacionit policor, teksa në shenjestër u raportua se ishte një zyrtar policor.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për policin Denis Shala.

Ndërkohë, rasti u konfirmua edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Këta të fundit deklaruan më herët se i dyshuari për të shtënat, E.M., u largua në drejtim të panjohur, por që i njëjti është lokalizuar dhe arrestuar nga organet e rendit.

Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdorur nё rast.

Po ashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast.

“Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim me Prokurorin e shtetit, i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve””, thuhet në komunikatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit