Nuk ia ktheu borxhin: Dy të rijnë grabisin një person në Pejë, arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për shkak të veprës penale të rrëmbimit.

Sipas komunikatës së policisë, Stacioni Policor në Pejë kishte pranuar informacion nga një dëshmitar se rreth orёs 10:07, ka pranuar njё thirrje telefonike nga shoku i tij i cili i ka thënë se dy (2) persona nga qyteti i Ferizajt, e kanё kontaktuar viktimën lidhur me njё borxh tё vjetёr tё vëllait tё tij dhe pas takimit me tё dyshuarit viktima ёshtё rrëmbyer nga tё dyshuarit dhe ёshtё dёrguar nё drejtim tё panjohur.

Pas njё pune intensive policia ka pranuar informacion lidhur me lokacionin e personave tё dyshuar dhe nё koordinim me Stacionin Policor Podujevë, dy tё dyshuarit e këtij rasti janё arrestuar nё Komunën e Podujevës.

“Tё dyshuarit e arrestuar janё sjellë nё Drejtorinё Rajonale tё Policisё nё Pejё, ndёrsa viktima kishte pësuar lëndime trupore, tё njëjtit iu ёshtё ofruar tretman mjekёsor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit