Lahi Brahimaj pret në kullën e tij në Jabllanicë bashkëluftëtarët: Betimi im mbetët i njëjtë!

Gjenerali Lai Brahimaj, ka pritur sot në kullën e tij në Jabllanicë bashkëluftëtarët dhe fshatarët e tij.

Kandidati për deputet i AAK-së, Brahimaj shkruan se, në kullën e tij dikur “si vëllezër të armëve planifikonim rrugën drejt lirisë – prita me krenari bashkëluftëtarët dhe bashkëfshatarët e mi”.

Ai shkruan se, ato mure që dikur dëgjuan betimin tonë për liri, sonte dëshmuan një betim të ri.

“U pushtova nga emocioni kur shoh se ata që qëndruam sup më sup në ditët më të vështira, sot më japin besimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për një betejë të re – përfaqësimin e zërit të tyre në Kuvendin e Kosovës”, shkruan gjenerali në Facebook.

Në fund gjenerali thotë se, betimi i tij mebtët i njëjtë “që t’i shërbej me përkushtim popullit tim dhe të punoj pa pushim për një Kosovë më të mirë për të gjithë”.

Shkrimi i plotë:

Jabllanica jonë e dashur është vendi ku çdo pllambë tokë ruan histori të pathëna heroizmi. Këtu u linda, u rrita dhe mësova vlerat më të çmuara të jetës – besnikërinë, trimërinë dhe atdhedashurinë.

Në këtë vatër të pathyeshme të qëndresës, çdo familje mban në gjoks plagën e sakrificës – çdo familje ka të paktën një dëshmor që dha jetën për lirinë e Kosovës në periudha të ndryshme.

Sonte në kullën ku dikur, si vëllezër të armëve planifikonim rrugën drejt lirisë – prita me krenari bashkëluftëtarët dhe bashkëfshatarët e mi. Këto mure që dikur dëgjuan betimin tonë për liri, sonte dëshmuan një betim të ri.

U pushtova nga emocioni kur shoh se ata që qëndruam sup më sup në ditët më të vështira, sot më japin besimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për një betejë të re – përfaqësimin e zërit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Si dje në luftë, ashtu dhe sot në paqe, betimi im mbetet i njëjtë: t’i shërbej me përkushtim popullit tim dhe të punoj pa pushim për një Kosovë më të mirë për të gjithë.

Jabllanicas, ju faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut. Ju faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit