“Më kanë vrarë babanë”, djali i viktimës së atentatit në Greqi telefonoi shokun pas ngjarjes

Mediat greke zbardhin detaje nga atentati i ndodhur në Greqi, ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Edi Lulo.

Raportohet se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babanë!”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve, pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe këndi i lojërave të lokalit nga ku viktima doli para se të qëllohej.

Dy shqiptarët kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë, kur në një moment kanë vënë re një makinë që po vinte drejt tyre me shpejtësi. Ata kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi autorët filluan të qëllonin drejt tyre.

Sipas dëshmitarëve, autorët ishin në një automjet të bardhë, i cili ishte vjedhur mëngjesin e sotëm. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit