Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, zbardhet emri i biznesmenit shqiptar që u vra me plumb në kokë; i plagosuri sapo ishte kthyer nga Dubai

Një atentat me armë ndaj shqiptarëve është regjistruar mesditën e sotme në Greqi.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në qytetin Thrakomakedones, jashtë një lokali.

Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, zbardhet emri i

Alarmi është ngritur në Thrakomakedones , pas të shtënave të ndodhura  pak pas orës 13:00, jashtë një dyqani, në kryqëzimin e rrugëve të Komotinit dhe Aristotelit ku si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktima është identifikuar si Irakli Davella nga Saranda dhe i cili ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës. Ndërsa personi tjetër i plagosur është identifikuar si Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark.

Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, zbardhet emri i

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë greke , ndërsa i plagosuri rëndë, i cili ka marrë plagë me armë zjarri në kokë dhe bark, është dërguar me urgjencë në Drejtorinë e Policisë. Policët e mbërritur në sheshin e Thrakomakedonës po flasin për një ekzekutim mafioz .

Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, zbardhet emri i

Sipas mediave greke viktima drejtonte një biznes në Peristeri. 
Shqiptari mbeti i vrarë me armë zjarri teksa dyshohet se autorët duket se e kanë ndjekur viktimën e tyre para se ta qëllonin.

Autorët ndodheshin në një makinë që u vodh orët e fundit nga Patisia, ku forcat e policisë greke kishin nisur kërkimin për gjetjen e mjetit.

Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, zbardhet emri i

Sipas informacioneve të fundit, në vendngjarje nuk janë gjetur ende gëzhoja.

Autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të viktimave dhe biznemeni që humbi jetën në vendngjarje është qëlluar me plumb në kokë.

Sipas informacioneve të deritanishme, i ndjeri ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa i plagosuri është një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit