Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë tentim grabitjet ose vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, institucione financiare dhe biznese që po shkaktojnë humbje e pasiguri.
Një rast i tentim grabitjes ka ndodh edhe në një motel në Gjilan, sot në orët e hershme të mëngjesit.
Siç merr vesh Gazeta rasti ka ndodh konkretisht në Motel Casablanca, ku një i dyshuar ka tentuar të kryejë grabitje te recepsioni.
Por, i njëjti nuk ka arritur të marrë asgjë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Për situatën është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “tentim grabitje”.









