spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Detaje nga aksidenti i rëndë në Klinë: Viktima u gjet i vdekur në veturë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve të para, mëngjesin e sotëm, personi i lënduar është paraqitur në QMF-në në Volljagë të Klinës, për të pranuar ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, mjeku kujdestar e ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka qenë i përfshirë në aksident.

Me të marrë lajmin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku personi tjetër që ishte përfshirë në aksident është gjetur i vdekur në veturë.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se personi i lënduar pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit