Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në kryeqytetin grek.
Raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri jashtë një kafeneje në Athinë. Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të mediave greke, viktima është nga Shqipëria, ashtu si edhe të plagosurit.
Punonjësit e policisë të mbërritur në sheshin Thrakomakedonon po flasin për një ekzekutim mafioz , pasi i vdekuri është qëlluar me plumb në kokë dhe njëri nga dy të plagosurit ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në lagjen Thrakpmakedones, por deri më tani nuk janë bërë më shumë detaje për rastin.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.









