Teksa Antonela Berisha rrëfeu detaje nga sulmi brutal ndaj Klea Prengës, kjo e fundit ka ardhur me një reagim në Instagram, ku ka postuar një foto me mbishkrimin:
Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!
Rikujtojmë që pak kohë më parë, dy motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, sulmuan Klea Prengën duke i lënë plagë të thella në fytyrë, një ngjarje që krijoi një zhurmë të madhe kudo nëpër rrjet.
Madje, sipas raportit mjeko-ligjor, dëmet thuhej se ishin të pariparueshme, por Klea duket mirë në pamje të jashtme, në fotot që ajo vetë server në rrjetet sociale.
Gjithsesi motrat Berisha nuk bënë asnjë ditë burg. Ato u arratisën për në Dubai dhe kur u kthyen, Antonela u dënua me ‘detyrim paraqitje’, ndërsa Mariela me ‘arrest shtëpie’.









