A jemi në fillim të Pranverës së Dytë Arabe?

Pas një sulmi të shpejtë që zgjati më pak se 2 javë, forcat e opozitës siriane hynë në Damask më 8 dhjetor, dhe shpallën fundin e regjimit të Bashar Al Assadit. Kryengritja, që i dha fund gjysmë shekulli sundim të familjes së tij, duhet të konsiderohet si një nga pikat e kthesës më të rëndësishme në rajonin arab që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe krijimi i Izraelit në vitin 1948.

Kjo ngjarje, shënon një shkëputje përfundimtare me trashëgiminë, që daton që nga vitet 1950, të atyre autokratë arabë që kanë dominuar dhe shkatërruar prej kohësh shoqëritë arabe. Shumë njerëz po festojnë me të drejtë festojnë rrëzimin e Assadit, dhe shumë të tjerë po pyesin se çfarë

do të ndodhë, duke pasur parasysh përfshirjen e fuqive të ndryshme vendase dhe të huaja në Siri. Populli sirian e di se dëshiron një jetë dinjitoze, të dëgjohet dhe të trajtohet me respekt. Në këtë moment është thelbësore të reflektohet mbi historinë shkatërruese të sistemit qeverisës në Siri dhe luftës civile atje. Siria e Assadit nuk ishte as një rast unik, dhe as thjesht produkt i disa burrave të dhunshëm.

Ajo ishte shembull i trashëgimisë së përhapur të krijuar nga pushteti shtypës i shteteve arabe, të cilat për gjysmë shekulli e kanë shkatërruar rajonin dhe poshtëruar qytetarët e tyre, me ndihmën e fuqive vendore, atyre ndërkombëtare dhe grupimeve të ndryshme jo qeveritare.

Regjimi i Assadit ka qenë më jetëgjatë nga qeveritë autokratike ushtarake dhe familjare të mbështetura nga aktorë të huaj për ta dominuar rajonin arab, dhe e ka rrënuar popullsinë, ekonominë dhe integritetin kombëtar të Sirisë. Përvoja siriane, nxjerr në pah tiparet më të këqija të autokracisë arabe, ende të përhapur, të cilat duhet të zhduken sistematikisht nga shoqëritë tona.

Midis tyre janë mungesa e pluralizmit dhe transparencës tek institucionet shtetërore; një sistem qeverisjeje i bazuar tek sjellja brutale e ushtrisë dhe policisë, burgosjet masive, torturat dhe vdekjet; planifikimi i centralizuar ekonomik që nxit korrupsionin e elitës dhe pabarazinë e madhe në cilësinë e jetës midis zonave të ndryshme; dhe mungesa e një lidhjeje strukturore midis qytetarëve dhe shtetit, që të jetë e aftë të hartojë politika konsensuale dhe sipas vullnetit të popullit.

Revolucioni egjiptian i Gamal Abdel Nasserit në vitin 1952, e përuroi këtë traditë shkatërruese të qeverive të udhëhequra nga ushtria. Ajo u përhap edhe më shpejt pas disfatës së Izraelit ndaj ushtrive arabe në vitin 1967. Hafez Al Assad, babai i Basharit, ishte një nga ata zyrtarë arabë që gjatë 2 dekadave që pasuan, morën pushtetin në vende të ndryshme arabe, dhe më pas i shtrydhën ato deri në kockë.

Gjatë kohës së tyre në pushtet, këta zyrtarë nuk ishin në gjendje as të bënin luftë, dhe as të qeverisnin në mënyrë efektive. Për pasojë që nga vitet 1990, shumica e arabëve – përveç atyre në ato pak vende prodhuese të naftës – kanë përjetuar një rënie të vazhdueshme të mundësive në arsim dhe kujdes shëndetësor, qasjes në punësim, ushqim, ujë, energji elektrike dhe nevoja të tjera thelbësore.

Sondazhet rajonale tregojnë gjithnjë e më shumë, se vetëm një përqindje e vogël e arabëve (sidomos në shtetet prodhuese të naftës, dhe në mesin e elitave të vogla në vende të tjera) jetojnë me dinjitet, ndërsa shumica jo, dhe as nuk gëzojnë të drejta politike. Pabarazia dhe varfëria në shoqëritë arabe vazhdojnë që të rriten.

Nëpërmjet shtypjes, qeveritë i kanë shndërruar qytetarët e tyre në konsumatorë pasivë, pa zë dhe të pafuqishëm. Dhe shumë prej tyre kanë emigruar ose po përpiqen ta bëjnë këtë. Shtypja ka krijuar zemërim, frikë dhe dëshpërim tek civilët, të cilët kanë reaguar në mënyra të ndryshme: duke sfiduar shtetin, duke iu bindur sistemit të tij të korruptuar, ose duke u larguar prej tij dhe duke u tërhequr në grupe më të vogla fisnore, fetare ose ideologjike të formuara për të mbrojtur veten dhe mbijetuar ndaj sulmeve nga vetë qeveria e tyre, Izraeli ose fuqitë e huaja.

Lëvizjet më të fuqishme arabe, të cilat e sfiduan modelin e pushtetit të militarizuar ishin ato islamike, dhe jo vetëm ato të armatosura. Dhe kur shteti në Siri reagoi me një forcë ushtarake brutale ndaj protestave paqësore, kryengritja u shndërrua shpejt në një konflikt civil, duke e minuar kohezionin kombëtar, lejuar shumimin e grupeve të armatosura dhe i hapur rrugën ndikimit të fuqive të huaja.

Ajo që ndodhi në Siri, duhet të jetë një paralajmërim për të gjithë autokratët arabë. Rajoni nuk do të jetë në gjendje të tolerojë për një kohë të gjatë, faktin që asnjë nga shtetet nuk ka legjitimitet popullor. Për më shumë se gjysmë shekulli, kam përjetuar dhe raportuar si gazetar kushtet e shoqërive dhe qytetarëve arabë.

Dhe e them me bindje se nuk ka asnjë vend arab që të ketë kaluar 4 testet themelore për një shtet të qëndrueshëm, sovranitet autentik, shtetësi dhe një zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë. Do të ishte marrëzi të mos kuptoheshin sinjalet që po i dërgon Siria botës, në lidhje me dëshirën e pandërprerë të qytetarëve të saj për të jetuar në liri dhe me dinjitet.

Dhe ne do të ishim bashkëpunëtorë, në rast se do t’ua mohonim arabëve këtë dinjitet dhe këtë liri, duke vazhduar të bëjmë biznes si zakonisht me shtetet dhe sistemet ekonomike ekzistuese, të cilat në shumicën e rasteve i kanë tradhtuar pritshmëritë e popullit të tyre. “Al Jazeera”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit