Ali Ahmeti: Artan Grubi është i ndërgjegjshëm, do të tërhiqet vetë nga funksionet e partisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se Artan Grubi, vetë do të largohet nga të gjitha funksionet partiake, pasi emri i tij u përfshi në “Listën e Zezë” amerikane.

Para gazetarëve, Ahmeti tha se partia që ai drejton nuk i konteston vendimet e DASH-it.

“Unë mendoj që z.Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, z.Grubi sigurisht që do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë.

Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e animimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, ka potencuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit