Kush është gjykatësi Enver Bexheti që u përfshi në Listën e Zezë Amerikane?

Enver Bexheti është një gjykatës i Gjykatës së Apelit në Shkup, i cili ka qenë në qendër të kritikave për zvarritjen e lëndëve që përfshijnë ish-kreun e Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në mënyrë specifike, ai është akuzuar se ka mbajtur për 9 muaj në sirtar lëndën “Target-Fortesa”, duke rrezikuar vjetërsimin e saj, përcjell INA.

Kështu që me këto veprime ka shpëtuar dy dekada burg ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov edhe atë në lëndët Target Fortesa dhe Thesari, duke i zvarritur qëllimisht procedurat përmes mbajtjes së dokumenteve në sirtar me muaj. Kështu kishte vlerësuar edhe Këshilli Gjyqësor.

Vendimet e tij kohë më parë kishin ngjallur kritika si nga autoritetet lokale, ashtu edhe nga ndërkombëtarët, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai së fundi dështoi të zgjedhet gjykatës në Gjykatën Supreme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit